Një 21 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kurbin të Shqipërisë. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Gjormë.
Lajme
25/02/2016 10:24
Sipas burimeve policore viktima është shtetasi Ervis Zyba, 21 vjeç, banues në këtë fshat.
Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve.