NASA ka gati printerin 3D për ushqimet dhe pajisjet

NASA ka zbuluar së fundi krijimin e një printeri 3D që do të shërbejë për mbushjen e nevojave të saj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Bota

25/02/2016 01:11

Lidhja me Tokën e një ekuipazhi në hapësirë është shumë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për pajisjet që u nevojiten ose ushqime.

Pikërisht për t’i shërbyer këtij qëllimi, shkencëtarët e NASA-s kanë punuar fort prej shumë kohësh për realizimin e një printeri 3D që do t’ua plotësonte nevojat astronautëve nga hapësira.

Më 23 mars, NASA do të testojë një printer 3D që do të përdoret në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si fillim për të printuar pjesë këmbimi si dhe për të bërë eksperimente të tjera.

‘Ju mund të shtoni në dosjen tuaj një USB dhe të mund ta dërgoni atë në mënyrë dixhitale në hapësirë’, tha zyrtari i NASA-s Andrew Rush.

Kjo do të zëvendësojë udhëtimet pa fund të raketave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për furnizimin e astronautëve me pajisje dhe ushqime./lajmi.net

88397740_1-1