Reagon kryetari i Kaçaniku: Nuk jemi vatër e xhihadistëve
Komuna e Kaçanikut, nuk është vatër e xhihadistëve thotë kreu i kësaj Komune, Besim Ilazi.
Lajme
Madje, sipas tij, është i padrejtë një etiketim i tillë.
“Ka dy vite që nuk ka pasur asnjë tentim të shkuarjes së qytetarëve të kësaj komune në Siri. Jam habitur kur kam dëgjuar një etiketim të tillë për Kaçanikun”, ka thënë Ilazi në Tribuna.
E, duke folur për projektet dhe prioritetet që ka për Komunën e Kaçanikut, Ilazi tha se në vitin 2016 janë përcaktuar në tri sfera kryesore e që janë infrastruktura rrugore, ujore dhe trajtimi i ujërave të zeza.