Pakistani ndalon festën e Shën Valentinit (Foto)
Qeveria lokale e Kohat në Pakistan u ka thënë policëve për të ndaluar dyqanet që shesin gjëra lidhur me këtë festë.
Bota
Dita e Shën Valentinit është e njohur në shumë qytete në Pakistan mirëpo grupet fetare e kanë denoncuar atë si dekadent, transmeton lajmi.net
Administratori i kësaj zone në Pakistan, Maulana Muhammad Niaz ka thënë: “Dita e Shën Valentinit nuk ka bazë ligjore, dhe së dyti kjo është kundër fesë sonë, prandaj u ndalua.”
Janë rreth 30 dyqane në qytetin Kohat që u mbyllën përarsye të shitjes së dhuratave, kartolinave dhe luleve për ditën e Shën Valentinit.
Në vitin 2013, Sabeen Mahmbud për të drejtat e njeriut, ka mbajtur një fushatë duke mbështetur Ditën e Shën Valentinit. Dy vite pas kësaj, atë e qëlluan fshehurazi me armë në makinën e saj teksa po voziste. /Lajmi.net
/Lajmi.net