38 milionë funte për yllin e West Ham
Futbollisti më i mirë i West Ham United këtë sezonë, Dimitri Payet, e ka pranuar një ofertë marramendëse nga Kina

Merkato
Një skuadër kineze ia ka bërë një ofertë prej 38 milionë funtesh West Hamit, për lojtarin francez Dmitri Payet.
Madje, futbollistit i është ofruar një pagë prej 135 mijë funtesh në javë, më shumë se dyfishin e asaj që e fiton te londinezët, përcjell Lajmi.net nga Metro.
West Ham kanë konfirmuar se janë në bisedime me lojtarin për një kontratë të re, mirëpo ata vështirë se do të mund t’ia ofrojnë kushtet e njejta si në ofertën nga Kina.