Tahiri: Asociacioni varet nga shuarja e strukturave paralele
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka folur për procesin bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se marrëveshja e arritur në gusht të vitit të kaluar për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, është vështirë të flitet për zbatimin e saj.

Lajme
Në një prononcim për RTK 2, Tahiri ka thënë se krijimi i statuti të këtij asociacioni është çështje me të cilën duhet të merren institucionet e Kosovës dhe jo ato në Beograd.
“Statuti i AKS-së do të jetë valid, vetëm atëherë kur Gjykata Kushtetuese vlerëson se statuti është në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Tahiri, transmeton lajmi.net.
Ajo u ka bërë thirrje Qeverisë në Beograd që të ndërpres financimin e strukturave paralele.
“Sa më shpejtë që Serbia ndërprenë financimin e këtyre strukturave, aq më shpejtë do të jetë i mundshëm hartimi i statutit”, ka thënë Tahiri./lajmi.net