Klopp, tri transferime të mëdha nga La Liga në verë

Jurgen Klopp qysh tani është duke menduar për përforcimet që do t’i bëjë në Liverpool gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

09/02/2016 15:19

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ua ka vënë syrin tre lojtarëve të cilët luajnë në La Liga.

Strategu gjerman dëshiron ta transferojë në Anfield sulmuesin e Real Madridit, Jese Rodriguez, i cili nuk po ka hapësirë të mjaftueshme për lojë te Los Blancos.

Ish trajneri i Dortmundit do të tentojë të përforcohet edhe me një portier, për shkak të formës së dobët të Simon Mignolet, ndërsa si opsion e ka Ter Stegenin e Barcelonës.

AS shkruan se Klopp e dëshiron edhe lojtarin e krahut të Deportivo La Corunas, Lucas Perez, transmeton Lajmi.net.