“Mund të transferohem në Man City te Guardiola”

Një futbollist i madh i Barcelonës ka pranuar se mund të transferohet te skuadra e ardhshme e Pep Guardiolës, Manchester City.

Merkato

09/02/2016 13:38

Sergio Busquets ka shtuar spekulimet rreth largimit nga Barcelona duke pranuar se und t’i bashkohet Manchester Cityt.

Mesfushori ka theksuar se gruaja e tij, dhe trajneri Pep Guardiola janë dy personat që mund ta bindin të largohet nga Camp Nou.

Kurse, Guardiola do të jetë menaxher i ri i “Citizens” nga sezoni i ardhshëm.

“Gjithmonë kam thënë se dy persona mund të ma ndryshojnë vendimin për të luajtur për Barcelonën”, deklaroi Busquets për “ESPN”, përcjell “Lajmi.net”.

“Njëra është gruaja ime dhe tjetri është Guardiola. Është e qartë se i kam borxh të madh dhe do të ishte nderë i madh për mua që të punoj sërish me të. Por, ai e di se klubi im është Barcelona. Nuk mendoj se do të më thërret që të punoj me të”, u shpreh ai.