Lëndohet futbollisti i madh i Realit
Gareth Bale ka pësuar përsëritje të lëndimit dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Romës.

Sport
Real Madrid ka marrë një lajm të keq. Gareth Bale ka pësuar përsëritje të lëndimit dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Romës, raportojnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.
Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane është i brengosur për gjendjen fizike të reprezentuesit uellsian.
Bale ka pësuar lëndime të shpeshta në sezonet e fundit.
Dhe, ky i riu rrezikon t’ia prishë shumë planet e trajnerit Zidane.