Thaçi tregon deri kur nuk e dërgojnë në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, diskutimin e me shoqërinë civile për gjendjen aktuale në vend e quan jetik.

Lajme

09/02/2016 11:57

Ai tha se Gjykata Kushtetuese ka gjetur disa nene të Asociacionit që nuk janë në frymën Kushtetuese por që e lejon formimin e saj, dhe, u zotua se do e respektojnë në përpikëri, raporton lajmi.net.

Ndërsa, kur foli për Demarkacionin tha se ka qenë një marrëveshje transparente e cila është nënshkruar në bazë hartës së vitit ‘74 dhe Pakos së Ahtisarit e gjithashtu edhe hartat e NATO-së.

“Ratifikimi në Kuvend nuk do të ketë pa u sqaruar çdo paqartësi dhe vërejte që do ta ketë çdo qytetarë i Kosovës”, tha Thaçi. / Lajmi.net