Rekrutuesit e ISIS-it nuk duan avokat, presin gjykimin e Allahut

Të akuzuarit për bashkëpunim me Shtetin Islamik, kërcënuan avokaten që i mbronte në sallën e gjyqit në Shqipëri. Ka qenë Zeqir Ymeri që iu drejtua avokates me fjalët: “Mos fol në emrin tim, mos u ngri nga vendi për të mirën tënde”, kur kjo nisi të flasë, në mbrojtje të tij.

Lajme

09/02/2016 11:17

Të pandehurit nuk pranojnë të mbrohen me avokatë, pasi nuk pranojnë të gjykohen nga një proces i shtetit shqiptar.

Gjykimin presin ta marrin vetëm nga Allahu. Në anën tjetër, duke refuzuar avokatin, ata zvarrisin procesin gjyqësor.

Pavarësisht të gjithave ata mohojnë akuzat, që i bëhen nga prokuroria, se kanë dërguar luftëtarë drejt Sirisë, pasi i premtuan një jetë më të mirë.