Kapet 20 vjeçari që grabiste në Dibër, Kosovë, Maqedoni dhe Bulqizë
Policia arrestoi 20 vjeçarin, Bledar Roci nga Dibra, i dyshuar për disa vjedhje dhe grabitje. Ndërkaq tre shokët e tij arritën t'i shpëtojnë aksionit të policisë.

Lajme
Dyshohet se të katërt janë pjesë e një grupi kriminal që operonte në rrethin e Dibrës, Bulqizës, në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi, ku kryenin kryesisht vjedhje me armë dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.
Tre personat e tjerë në kërkim janë:
L.R 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale),
A.T 25 vjeç ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)
3-B.H 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).
Bledar Roçi është i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë”. Më 11.01.2015 në bashkëpunim me shtetasit L.R ,B.H,dhe A.T, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V.
Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në rrethin e Dibrës dhe Bulqizës, sipas policisë.