Tërmeti e shkatërroi objektin, lëshohet urdhër arrest për ndërtuesin

Prokurorët në qytetin jugor Tainan në Tajvan kanë lëshuar një urdhër arrest për kompaninë e ndërtimit të objektit, i cili u shemb gjatë një tërmeti të shtunën duke vrarë të paktën 39 persona, ka thënë një zyrtar i qeverisë të martën.

Bota

09/02/2016 11:28

Tërmeti goditi rreth orës 4 paraditen e së shtunës, në fillim të festës së Vitit të Ri Lunar. Dy të tjerë vdiqën në pjesë të tjera të qytetit.

Përpjekjet e shpëtimit, gjithnjë e më shumë janë duke u përqendruar në rrënojat e ndërtesës 17-katëshe, ku më shumë se 100 njerëz janë të humbur nën rrënojat e objektit, transmeton lajmi.net

Dilemat janë ngritur në lidhje me cilësinë e ndërtimit të ndërtesës, sidomos materialet e përdorura.

Liu Shih-chung, zv.sekretar i përgjithshëm në Tainan, ka thënë urdhër arresti është lëshuar për Lin Ming-hui, kompania që ka zhvilluar punimet e ndërtimit.

Dëshmitarët për Reuters thanë se në gjatë rënies kanë parë materiale që nuk duhet të përdorën në ndërtim. Gjithashtu raportohet se është parë edhe prani e plastikes në mbështetëse trarëve, të përzier me beton. lajmi.net