Katastrofë për Paton

Sulmuesi i ri i Chelseas, Alexandre Pato ka marrë një lajm të rëndë.

Sport

09/02/2016 08:43

Alexandre Pato u transferua në Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit me shpresë për të ringjallur karrierën e tij në futbollin evropian.

Por, ndodhi e keqja.

Ish ylli i Milanit i cili ka nënshkruar kontratë të huazimit deri në fund të sezonit, ka pësuar një lëndim dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për së paku gjashtë javë, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Menaxheri i “Blues”, Guus Hiddink mund të vendos për rikthimin e Radamel Falcaos, futbollist që ende figuron në skuadrën nga Stamford Bridge.