Shpërthimi në Pogradec, vdes njëri prej të plagosurve

Ka ndërron jetë një prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Beragozhd të Pogradecit.

Lajme

07/02/2016 09:55

Mësohet se viktima është shtetasi Vasfi Fraholli, i cili ishte i shtruar në spitalin e djegies që prej ditës së hënë dhe ishte në reanimacion.

Nga shpërthimi, 52 vjeçari  kishte marrë plagë në 60 për qind të trupit. Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit mbetën të plagosur 30 persona, ku 9 prej tyre me djegie të shkallës së tretë.