Si ka ndryshuar ndër vite “trupi perfekt” i meshkujve (Foto)

Nga topolakë, meshkujt po kthehen në një trup të përsosur me muskuj. E kjo mund të shihet qartë në 150 vitet e fundit.

Lifestyle

05/02/2016 15:01

Çdo njeri e ka përceptimin e tyre për një trup të përsosur. Mirëpo kjo përsosshmëri është e ndikuar nga një numër i madh tendencave,  nga ndryshimet në kulturë, dhe madje edhe mënyra se si ushqeheni, transmeton lajmi.net.

Artisti Nickolay Lamm, filloi kërkimet e tij për të parë se si një mashkull ideal ka ndryshuar me kalimin e kohës. Kështu që ai përgatiti disa foto si referim për të parë ndryshimin që nga viti 1870.

Në fund të shekullit të 19-të, për të pasur një bel të plotë dhe të ishe i shëndoshë ishte shenjë e pasurisë dhe mashkull me klas.

Këto ilustrime janë pasqyrim se si trupi mashkullor ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë dy shekujve të fundit.

Viti 1870: Koha kur të qenit i shëndoshë përfaqësonte pasurinë.

Në vitin 1866,  “Klubi i meshkujve të shëndoshë”, u bë i famshëm dhe u përhap në të gjithë SHBA, dhe anëtarët e saj duhet të peshonin të paktën 200kg. Kjo është një foto në të njëjtin klub në vitin 1894.

Viti 1930:  Në vitet e ’30 ushqimi ishte më i lehtë për tu gjetur, dhe aktorët e Hollivudit krijuan një trup ideal të dobët.

Aktorët si Cary Grant ilustronin formën ideale të trupit në atë kohë.

Viti 1960: Në vitet e ’60, amerikanët ishin të lodhur nga rrjedha e korporatave dhe nga autoritet.

Ata filluan të rebelohen, rritën flokët e gjata, nisën të marrin drogë, dhe nuk bënin palestër.

 

Viti 1980: Në vitet e80 ‘, filluan të punonin klubet shëndetësore.

Body Building, u bë një aktivitet i zakonshëm.

Viti 1990: Në vitet e ’90, muskujt u bënë primare tek pothuajse çdo mashkull.

Brad Pitt, në filmin “Fight Club” ishte trupi ideal që paraqiste meshkujt e viteve të 90’ta.

Pas viteve të ’80, meshkujt nuk donin të investonin kohë për bodybuilding.

Kjo ka vazhduar deri në shekullin 21, që është pothuajse e ngjashme me vitet e 90’ta.

Në vitin 2012, një studim nga Instituti Neuroscience, përdori 3D për të vlerësuar preferencat tona për meshkuj dhe femra.

Për të dy gjinitë, ideali ishte të jenë të dobët dhe me muskuj.

Kështu që trupi i meshkujve të vitit 1870 nuk është më i kërkuar nga meshkujt e sotëm/ Lajmi.net