Martin Shkreli sherr me Ellie Goulding

Shkreli, i etiketuari si "shqiptari më i urryer në botë" ka ofenduar këngëtaren.

Fun

05/02/2016 00:28

Ndonse është etiketuar si “shqiptari më i urryer në botë” dhe është përfshirë në fjalimet e Donald Trump dhe Hilary Clinton e sigurisht jo për të mirë, shqipëtari Shkreli ende është i gatshëm që të jetë i përfshirë në sherre në rrjetet sociale.

Ai ka pasur një zënkë me këngëtaren britanike Ellie Goulding së fundmi.

“Qetësohu zemra” kishte shkruar ai në Twitter për 6 milion ndjekësit e saj pasi britanikja Goulding kishte shkruar më parë se “Ai duhet të p*rdhet”.

Shkreli më pastaj kishte shkruar “Ëhë po dëgjoj këto plehra @elliegoulding” duke i’u drejtuar këngëtares që shpesh zë vendin e parë në listat e këngëtarëve më të mirë në SHBA e Britani.

Por përgjigja e tij duket të mos e ketë shqetësuar shumë këngëtaren e cila ju kishte shkruar fansave të mos brengosen sepse ajo nuk do të merrej me të.

Shkreli u arrestua në dhjetor për shkak të një skandali farmaceutik por pastaj u cilësua i pafajshëm dhe u lirua./lajmi.net