Komunës së Klinës i hyn Policia?

Por Sanije Gjergji, zëdhënëse e komunës së Klinës nuk pranon të flasë në lidhje me këtë çështje. “Krejt cfarë keni për të pyetur, drejtohuni në Prokurorinë e Shtetit”, tha Gjergji për lajmi.net.

Lajme

04/02/2016 11:54

 

Raportohet se Policia e Kosovës është duke bastisur  zyrën e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Por Sanije Gjergji, zëdhënëse e komunës së Klinës nuk pranon të flasë në lidhje me këtë çështje.

Ajo nuk e mohon dhe as nuk e pohon njëlajm të tillë.

“Krejt cfarë keni për të pyetur, drejtohuni në Prokurorinë e Shtetit”, tha Gjergji për lajmi.net.

Ndërkohë, Policia rajonale në Pejë nuk ka asnjë informacion për këtë aksion.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës deklaroi për lajmi.net se rajoni që përfaqëson nuk ka asnjë informacion.

“Në rast se është duke u bastisur, atëherë duhet të pyesni në Prishtinë sepse rajoni i Pejës nuk ka informacione”, tha Ibraj për lajmi.net.

Por as Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prishtinë, deklaroi se nuk tash për tash nuk mund të thotë asgjë. Hoxha deklaroi megjithatë për lajmi.net se më vonë, nëse

Në anën tjetër, mediat kanë raportuar edhe për arrestimin e një zyrtari komunalë, megjithatë një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht./lajmi.net