Rikthim sensacional i Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina është rikthyer nga disavantazhi prej 15 pikësh në pjesën e parë ndaj Kozuvit, për të fituar në fund.

Sport

03/02/2016 19:38

Sigal Prishtina ka fituar si mysafire e Kozuvit me rezultat 75:87, në kuadër të fazës së dytë në Ligën Ballkanike.

Skuadra maqedonase e mbylli pjesën e parë me 15 pikë epërsi 44-29.

Mirëpo, bardhekaltrit u rikthyen në pjesën e dytë, për ta fituar përballjen në fund, përcjell Lajmi.net.

Vendimtare ishte periudha e tretë  e takimit të cilën Sigali e fitoi me rezultat 34:12