Vdes ‘njeriu dru’ pa e përmbushur ëndrrën e tij (Foto)
Dede Koswara e kishte pasur nofkën ‘njeriu dru’, kjo për shkak të sëmundjes së tij të çuditshme.
Bota
Ai kishte vuajtur nga një sëmundje e rrallë dhe e pa shërueshme, raporton lajmi.net.
Kjo sëmundje i kishte shkaktuar atij gruan dhe familjen, punën e pavarësinë.
Ai gjithmonë kishte shpresuar dhe ëndërruar që të jetonte derisa të gjendej shërimi për të, dhe shpresonte se do t’i kthehej punës së tij si karpentier, por kah fundi i jetës vështirë se lëvizte.
Ai ishte shtetas i Indonezisë dhe ka vdekur në mëngjesin e 30 janarit në spitalin Badung, pa e përmbushur ëndrrën e tij për ta gjetur shërimin për sëmundjen e tij, transmeton lajmi.net.
Sëmundja e tij njihet si Lewandowsky-Lutz dysplasia dhe është plotësisht e pakontrolluar. /lajmi.net