Ushtria e Kosovës e varur nga Lista Serbe (Video)

Projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtrinë e Kosovës, kishte qenë edhe vitin e kaluar në planin legjislativ të Qeverisë, por që nuk ishte iniciuar asnjëherë për në Kuvend për shkak të mospajtimeve me Listen Serbe.

Lajme

01/02/2016 22:46

E, nga Lista Serbe, kanë thënë se nuk besojnë që as sivjet të bëhet kjo ngase ata thonë se askush nuk ka biseduar me përfaqësuesit e kësaj liste, në lidhje me këtë çështje .

Nenad Rashiq nga Lista Serbe ka thënë se do të votojnë në bazë të marrëveshjes që do të marrin përfaqësuesit e kësaj liste.

Por ndryshe shprehet Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ai thotë se me Listën serbe kanë takime të vazhdueshme dhe se janë të përkushtuar që transformimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës të bëhet në mënyrë institucionale në bashkëpunim me Listën Serbe.

“ Me këshillimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë NATOS dhe SHBA-ve jemi marrë vesh që kjo të shkojë në mënyrë institucionale, në mënyrë që kjo të bëhet përmes bashkëpunimit edhe me Listën serbe. Ne kemi pasur takime të përhershme me Listën Serbe dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”.

E, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli është i bindur se këtë vit do të ndodhë transformimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës./Tribuna Channel

YouTube player