Picë me vezë, e shpejtë dhe e lehtë, mësojeni

Të gjithë adhuruesit e picave duhet t'a mësojnë këtë recetë fantastike.

Lifestyle

01/02/2016 06:01

Përbërësit:

6 vezë
2 lugë miell misri
200ml qumësht
200gr proshutë
200gr kaçkavall të grirë
Ketchup
Ullinjë
Rigon
Vaj
Kripë

Përgaditja:

1. Përzieni vezët me qumësht, kripë dhe miell, e më pas i vendosni në një tigan më të madh me vaj.
2. Në temperaturë të ulët i fërgoni në mënyrë që vezët të mpiksen vetëm pak dhe kthejeni omletën në anën tjetër.
3. I hidhni proshutë, kaqkavall, ullinjë, ketchup dhe rigon dhe kalojeni në pjatë./Lajmi.net
Ju bëftë mirë.