Këtë komunë nesër e viziton presidentja Jahjaga

Presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga, po vazhdon vizitat e saj nëpër komunat e Kosovës.

Lajme

31/01/2016 17:53

Nesër, të hënën, Jahjaga do të udhëtoj për në Podujevë ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Agim Veliun.

Jahjaga do të jetë e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane.

Komuna e Prishtinës ishte vizita e fundit e Jahjagës.