Mosthirrja e seancave e koordinuar (Video)
Mosthirrja e asnjë seance plenare gjatë muajit janar nuk po bëhet për shkak të mungesës së deputetëve që aktualisht gjinden jashtë vendit por për shkak të rekomandimeve nga jashtë.
Lajme
Burime të Tribuna Channel, kanë shpjeguar se një pjesë e faktorit ndërkombëtar, u kanë sugjeruar partnerëve të koalicionit që të mos lejojnë të përsëriten skenat e gazit dhe tymit në Kuvend, por t’i orientojnë energjitë në gjetjen e një zgjidhjeje me së paku njërën nga partitë e bllokut opozitar.
Sipas rekomandimeve të jashtme, arritja e marrëveshjes me një parti opozitare, do të nënkuptonte zgjerimin e koalicionit qeverisës, dhe rrjedhimisht do të krijonte parakushtet për zgjedhjen e presidentit të shtetit, pa pasur nevojë që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Shpresat se do të lëvizin gjërat në këtë drejtim, janë varur edhe tek vizita e zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee./ Tribuna Channel