Gjuriq: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Serbi por edhe në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar sot në Ranillug se zgjedhjet parlamentare të ardhshme do të mbahen në territorin e Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë, shkruan Blic.rs

Lajme

25/01/2016 16:48

Gjuriq u tha gazetarëve se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të gjitha komunitetet serbe në Kosovë dhe për këtë qëllim, nuk duhet të ketë ndonjë problem, u shpreh ai për mediat serbe.

“Prishtina nuk ka asnjë arsye për të qenë të zemëruar, sepse zgjedhjet do të mbahen këtu”, tha Gjuriq.

I pyetur se a do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, Gjuriq ka thënë se këto zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, se dhe serbët kanë dhjetë kryetarëve të komunave dhe se tani pret formimin e KP, e cila është e nevojshme dhe mund të çojë raportet e serbëve dhe shqiptarëve në përmirësim, shkruan Blic, transmeton Gazeta Express.