Ja si duket një kupon fiskal i pavlefshëm (Foto)
Nëse mblidhni kuponë fiskal për t’i dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës për rimbursim, atëherë duhet ta keni parasysh kuponi duhet të ketë datën e tre muajve të fundit.

Lajme
Por kohëve të fundit në Kosovë qytetarët po mashtrohen me kuponë fiskal të cilët nuk po iu pranohen nga ATK-ja.
Një të tillë e ka siguruar lajmi.net. Në foto shihet kuponi i lëshuar në një dyqan të Prishtinës, me datën 01.01.2000.
Mediet patën raportuar edhe më herët për disa raste të kuponëve të pavlefshëm në qytetin e Prizrenit. /lajmi.net