Interaktiv vjen me një “super-oops”

Emisioni Interaktiv në KTV njihet mes tjerash për "oopsat" që i publikon, me gabime të shumta që ndodhin çdo ditë, kryesisht atyre të fytyrave publike.

Fun

22/01/2016 00:05

Megjithatë, ky emision sonte ishte vet viktimë e “oopsit”.

Në paralajmërimet për mysafirë të ftuar që i bën Interaktiv për emisionet në Facebook, ka shkruar “Per figuren e Presidentit Rugova ne 10-vjetorin e vdekjes dhe zhvillimet aktuale politike ne vend do te flasim sonte me ish-Presidentin Ibrahim Rugova”.

Megjithatë, pasi postimi qëndroi për disa minuta, administratorët e faqes e vërejtën postimin dhe e kanë fshirë nga Facebook, duke lajmëruar pastaj se i ftuar do të jetë Fatmir Sejdiu. /lajmi.net