Ish-sekretari i NATO-s, George Robertson: E bëra ADN-në dhe doli se jam shqiptar
Ish-sekretari i NATO-s, George Reobertson, sot gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka zbuluar një detaj interesant. Ka thënë se ka prejardhje shqiptare, gjë të cilën ai e ka zbuluar së fundmi.

Lajme
Robertson, këtë e zbuloi përpara studentëve të Kolegjit Universum në Prishtinë, ku tha se ka prepardhje shqipëtare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN-së të cilin e kishte bërë kohëmë parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqipëtare. Ai tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretar i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën.
Gjatë ligjeratës publike me studentët e Kolegjit Universum, ish-sekretari i NATO-s tha se e ardhmja e shtetit të ri të Kosovës i takon rinisë.
Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intevenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: ‘Serbët jashtë, NATO të intervenoj, refugjatët të kthehen në shtëpi’ (“Serbs out, peacekeepers in, refugees back”).
Gjatë ligjeratës me studentët e Kolegjit Universum, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinësë kosovare, duke i kërkuar atyre që të jenë më vigjilent dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend. Ai i kërkoj të rinjëve që të ardhmen t’a ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore. Ai tha: “ju mund të ikni dhe vendi do të bëhet më i varfër, apo ju mund të qëndroni dhe t’a ndërtoni shtetin tuaj.”
Në fund, Lord Robertson tha se gazi lotësjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovar që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend, me miq të shumtë nga e gjithë bota, të përparoj dhe të integrohet në BE dhe NATO. /lajmi.net