Skandaloze: Kika mashtron konkurrentët e “Miss & Mister Porno Star” (FOTO/VIDEO)

Ish banori i Big Brother Albania, Kreshnik Husaj, i njohur si Kika, ka kohë që është duke paralajmruar një projekt të madh, projekt ky që organizohet për herë të parë në vendin tonë dhe mban emrin "MISS & MISSTER Porno Star".

ShowBiz

18/01/2016 01:07

Megjithatë, VipStar.info shkruan se Kika ka manipuluar me konkurrentët.

Konkurrentët kanë aplikuar për Miss & Mister Internacional Albania Kosova, po në fakt, sipas Kikës konkurentët janë pjesë e Miss & Misster Porno Star.

Sapo e kanë kuptuar lajmin, konkurrentët janë larguar nga ky kompeticion dhe pritet që organizimi i Kikës të dështojë.

E kontaktuar nga VipStar.info, Marigona Krasniqi ka rrëfyer eksperiencen e tmerrshme nga kjo garë bukurie.

Marigona kishte konkurruar me dëshiren e madhe që ta rrëmbejë çimimin Miss Internacional e jo Miss Porno Star.

Modelja bukuroshe, me marrjen e lajmit është larguar nga kjo garë dhe është ndjerë shumë e zhgenjyer nga manipulimet e organizatorëve.

Përndryshe shikojeni foton e postuar nga Kika në rrjetin social Facebook dhe intervisten e tij dhënë emisionit Expres Rozë.

Edhe pse në të dy rastet konkurrentët janë të njejtë, gara e bukurisë ku kanë aplikuar është e ndryshme. /VipStar.info/

kika1

YouTube player

Modelja Marigona Krasniqi

kika5 kika4 kika3 kika2