Sot shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’, ja kur fillon ceremonia
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë tre finalistët e Topit të Artë për vitin 2015.
Sport
Sot nga ora 18:30 në Zurich të Zvicrës, mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2015, përcjell Lajmi.net
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë tre finalistët e përzgjedhur për këtë çmim.
Në rast se Messi e fiton këtë çmim, kjo do të ishte hera e pestë në karrierën e tij që e arrin këtë gjë.
Ronaldo e ka fituar gjithsej tre herë, dy prej të cilëve kanë ardhur në dy vitet e fundit.
Për Neymar, kjo është hera e parë që përfshihet në finalen e ‘Topit të Artë’.