Historia e bukur e çiftit Mila Kunis e Ashton Kutcher (FOTO)

Kutcher ishte puthja e parë e Kunis.

ShowBiz

09/01/2016 12:00

Janë njohur për 16 vite, derisa kanë vendosur të jenë në një lidhje, e cila është kurrorëzuar me martesë dhe me një vajzë.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë një histori vëretë të bukur. Ata janë njoftuar në serialin ‘That 70’s Show’, kur Kutcher ishte 20 vjeç dhe Kunis ishte vetëm 14 vjeçare.

Në serial, ata kanë luajtur një çift të bukur, ‘Jackie dhe Kelso’, ndërsa kanë qenë shumë të afërt edhe jashtë xhirimeve, transmeton lajmi.net.

Mila në vitin 2002 ka filluar një lidhje me aktorin Macaulay Culkin, lidhje kjo e cila ka zgjatur për 8 vite, kurse Ashton në vitin 2003 është takuar me Demi Moore, me të cilën është martuar në vitin 2005.

Mila dhe Ashton kanë mbetur miq të mirë, edhe pas përfundimit të serialit në vitin 2006, transmeton lajmi.net.

Ishte viti 2011 kur është raportuar se Kunis i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e’Home Alone’ dhe po në atë vit Kutcher dhe Moore kanë vendosur të divorcohen.

E në vitin 2012, dyshja kanë realizuar dëshirën e të gjithë fansave të serialit, duke u bashkuar edhe në jetën reale, duke u martuar dhe Kunis në vitin 2014 ka sjellë në jetën vajzën e parë të çiftit, Wyatt Kutcher./lajmi.net