Recetë: Pite fshati
E lehtë dhe e shijshme.
Lifestyle
Përbërësit:
- 3 doreza presh,
- 3 gota miell misri,
- 1/2kg gjizë,
- 3 vezë,
- 1 gotë miell,
- 1/2 ujë me gaz,
- 200ml vaj,
- 50gr fara kungulli dhe fara luledielli
- 1 pako aditiv per brume, vaj, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
- Në vajin e nxehtë ne tigan e skuqim preshin e grirë.
- I thyejmë vezët në enë të madhe e të thellë hedhim kripë dhe i rrahim me tel kuzhine, duke i rrahur pandërprerë me tel , në enë e shtojmë vajin , miellin e misrit , miellin e bardhë dhe aditivin për brumë.
- Në enë e shtojmë edhe ujin me gaz , gjizën , preshin e skuqur dhe nga 50gr fara kungulli dhe fara luledielli.
- Në tavën e rrumbullakët hedhim vaj dhe e përhapim në tërë sipërfaqen e tavës , brumin për pite e derdhim në tavë .
- Tavën e vëmë në furrë pjekim 40 minuta në temperaturë prej 230 gradë./kuzhinashqiptare.com