Sejdiu: Në javën e parë të janarit, kemi fituesin për tenderët e autobusëve

Nënkryetari i Prishtinës që është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Lajme

28/12/2015 22:01

Sejdiu është shprehur se është shumë i lumtur që është krijuar një model i qeverisjes nga Shpend Ahmeti në Prishtinë për të cilin po merr shembull edhe Qeveria.

Ai më pas ka folur edhe lidhur me tenderët për autobusët në trafikun urban të Prishtinës.

“Në javën e parë të janarit do të kemi edhe fituesin për tenderin për autobus në komunën e Prishtinës. Dhe po besoj se qeveria nuk do ta bllokojë ardhjen e këtyre autobusëve në kryeqytet.”.

Sejdiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje janë të përkushtuar të dëshmojnë se jemi për të mirën e përgjithshme.

Ai ka përmendur edhe faktin se kanë arritur të realizojnë shujtat e ushqimeve në shkollat fillore të Prishtinës.

“Pra përtej temës së korrupsionit kemi arritur që të flasim edhe për barazi, nxënësit e Prishtinës furnizohen me ushqim dhe kjo ka ndodh për herën e parë”. /klankosova