Amerika Jugore: Vërshimet më të këqija në 50 vjetët e fundit

Zona të mëdha të Paraguait, Argjentinës, Uruguajit dhe Brazilit janë goditur nga vërshimet më të këqija në këto 50 vjetët e fundit, duke detyruar që mbi 150 mijë njerëz të evakuohen.

Bota

27/12/2015 11:58

Shirat e mëdha, që kanë rënë këto ditë, kanë shkaktuar që tre lumenjtë më të mëdhenjë të fryhen, ku si pasojë deri më tani janë raportuar për 6 persona të vdekur, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Në Paraguaj, Presidenti i vendit ka shpallur gjendje të jashtëszakonshme, teksa 130 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Në veri të Argjentinës rreth 20 mijë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë.

Parashikimet e motit thonë se në javët e ardhshme, shi nuk do të bie në rajonin në mes të kufirit Brazil-Uruguaj por në Paraguaj dhe Argjentinë niveli i ujërave parashihet që të rritet.

Paraguai

Në Paraguai, lumi Asuncion është vetëm 30 centimetra pa dalë nga shtrati i tij. Zyrtarët kanë paralajmëruar se nëse lumi del nga shtrati atëherë do të përmbyste të gjithë këtë zonë.

A man works near partially submerged houses in Asuncion, Paraguay. Photo: 20 December 2015

Kjo gjë do të prekte mijëra njerëz të tjerë që jetojnë në Paraguaj, kanë thënë zyrtarët.

“Vërshimet janë pasojë direkte e fenomenit El Nino, i cili ka intensifikuar intensitetin e të reshurave”, thotë agjencia kombëtare e emergjencave në Paraguaj, transmeton lajmi.net.

Më shumës se 200 përçues të energjisë elektrike janë dëmtuar nga erërat e forta, gjë e cila ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Katër njerëz raportohet se janë vrarë si pasojë e rënies së pemëve.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti paraguaian Horacio Cartes ka thënë se 3.5 milionë dollarë do të jepen menjëherë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga vërshimet.

Argjentina

Të paktën dy persona kanë vdekur nga vërshimet dhe këto fatalitete janë shkaktuar në zonat më të prekura nga vërshimet – provincat në veri-perëndim të Entre Rios, Corrientes dhe Chaco.

Më shumë se 20 mijë njerëz janë evakuuar nga qyteti kufitar i Concordia, ku lumi Uruguai tashmë është 14 metra mbi nivelin normal, transmeton lajmi.net.

Flooded traffic signs in the city of Concordia, Argentina. Photo: 26 December 2015

Zyrtarët thonë se këto vërshime janë më të këqijat në 5 dekadat e fundit.

Presidenti i sapozgjedhur argjentinas, Mauricio Marci pritet që të vizitojë këtë zonë gjatë ditës së sotme.

Brazil

Në shtetin jugor brazilian të Rio Grande do Sul, rreth 1,800 famije, në rreth 40 qytete janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, transmeton lajmi.net.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë në këtë rajon që prej 18 dhjetorit, kanë shkaktuar fryrjen e lumit Uruguai dhe të lumenjve Quarai.

Presidentja braziliane, Dilma Rousseff ka fluturuar mbi këtë zonë për të inspektuar dëmtimet.

Brazil's President Dilma Rousseff (left) looks out of a plane window during a flight over flooded areas. Photo: 26 December 2015

Uruguai

Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë këto ditët e fundit por shumica e tyre kanë arritur që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

map

Autoritetet kanë paralajmëruar se niveli i ujërave pritet që të qëndrojë në nivele të larta, ashtu siç është tani. Pas disa ditësh, në mënyrë graduale, niveli i ujërave pritet të bie./lajmi.net