Giggs tallet me Van Gaal (FOTO)

Vëllai i Ryan Giggs, Rhodri është tallur me Louis van Gaal, pas humbjes nga Stoke City.

Sport

26/12/2015 19:09

Edhe pse vëllai i tij është asistent i Van Gaal, kjo nuk i ka penguar Rhodri Giggsit që të tallet me holandezin.

“Mourinho shoferit të tij ‘ndize veturën’”, ka shkruar Giggs në Twitter pas humbjes nga Stoke, duke aluduar në shkarkimin e Van Gaal dhe emërimin e ‘Special One’ në pozitën e menaxherit të United, përcjell Lajmi.net nga Daily Star.

Man.Utd e pësoi humbjen e katërt rresht në të gjitha garat, ndërsa ka shtatë ndeshje pa fitore.