Zbulim shokues: Është gjetur telefon mobil nga shekulli i 13-të (Video)
Një pajisje shumë e çuditshme e cila i ngjan shumë një telefoni mobil është gjendur në Austri, ndërkaq fakti më interesant e i çuditshëm është se kjo pajisje është e vjetër 800 vite.

Bota
Megjithatë, në Youtube është paraqitur një video në gjuhën spanjolle në të cilën tregohet fotografia e kësaj pajisjeje të gjendur gjatë një gërmimi në Austri, transmeton lajmi.net
Hulumtuesit kanë gjetur këtë objekt të çuditshëm, për të cilin pretendohet se daton nga shekulli i 13-të dhe duket si një telefon mobil, veçanërisht telefonave të parë të “periudhës së celularëve”.
Ky zbulim i jashtëzakonshëm bëhet edhe më interesant sepse vërehet një tastierë me shkronja të gjuhës arabe, shkruan Kurir, transmeton lajmi.net
Në video-incizim pretendohet se arkeologët nuk mund ta shpjegojnë zbulimin e tyre, ndërsa disa teoricientë thonë se bëhet fjalë për çështjen e jashtëtokësorëve të cilët janë të bindur se bëhet fjalë për pajisjen për komunikim pa kabllo.
Më tutje, lajmi për këtë zbulim nuk mund të konfirmohet nga ueb-sajtet më eminente të teknologjisë./lajmi.net
