Më shumë se 80 mijë kërkesa për azil në Austri

Numri i kërkesave për azil në Austri këtë vit ka kaluar mbi 80 mijë, është thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të këtij shteti.

Bota

21/12/2015 12:54

Sipas të dhënave deri më tani kërkesë për azil në Austri kanë dorëzuar rreth 85 mijë njerëz ndërsa nëpërmes këtij vendi, nga shtatori sillet rreth 600 mijë refugjatë.

Vetëm në nëntor në Austri kanë kërkuar azil 13 mijë njerëz.