Vajza e vogël mendon se njeriu në dyqan është Babadimri, shikojeni çfarë ndodhë (Video)
Në këtë kohë të vitit, ju mendoni se meshkujt e moshuar me mjekër ngjyrë hiri do të hezitonin të vishnin rroba me ngjyrë të kuqe, mirëpo siç duket e keni gabim.
Fun
Ky njeri, kishte qenë në një dyqan në Virginia kur iu kishte afruar një vajzë e vogël e cila mendonte se ky ishte Babadimri.
Mirëpo, në vend se ky t’i tregonte se nuk ishte Babadimri, e kishte luajtur rolin e tij dhe e gjithë kjo ngjarje e mrekullueshme është incizuar.
Lajmi.net e sjellë për ju bisedën e tyre.
Nëna: Tregoj Babadimrit se çfarë do ti dhurosh.
Vajza e vogël: Biskota!
Babadimri: A mund t’i hajë që të gjitha?
Vajza e vogël pohon me kokë
Babadimri: Oh, mu kujtua se duhet t’i ndajë ato me drerët e mi.
Vajza e vogël: Ju mund ta keni një.
Babadimri: A mund ta marrë unë një?
Vajza e vogël: Ata hanë bari megjithatë.
Babadimri: Po është e vërtetë, ata hanë! Mirëpo tek poli verior bari vështirë gjendet. /lajmi.net