LVV: Vit i dështimit qeverisës (Video)
Lëvizja Vetëvendosje ka përmendur një sërë dështimesh të Qeverisë së Kosovës gjatë këtij viti që po e lëmë pas.
Lajme
Në një konferencë për media, kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri, ka thënë se në mesin e dështimeve, më i madh është mos-anëtarësimi në UNESCO.
Ymeri gjithashtu ka përmendur disa nga premtimet që nuk u realizuan gjatë këtij viti.
Sipas tij, kryeministri Mustafa kishte premtuar se do ta largojë korrupsionin dhe kapjen e shtetit, mirëpo, siç shprehet, përveç që nuk ka mundur t’i mënjanojë këto dukur, ai i ka shtuar ato.
“Është rritur numri i të arrestuarve politik gjatë këtij viti. Është rritur numri i i ministrave dhe zv.ministrave
Pra, në vend që të luftohet kapja e shtetit, ajo që ka qenë edhe premtim i kryeministrit Isa Mustafa, ata e kanë bërë të kundërtën”.
Ymeri ka thënë se prioritet i Qeverisë së udhëhequr nga koalicioni PDK-LDK ka qenë përmbushja e kushteve të Listës Serbe dhe dialogu me Serbinë.
“Prioritet për këtë Qeveri, përveç plotësimit të kushteve të Listës Serbe, ka qenë dialogu me Serbinë, ku përfshihen të gjitha marrëveshjet”.
Ai ka akuzuar kryeministrin Mustafa, duke thënë se buxheti, ndonëse ishte premtuar se do të pësonte ndryshime gjatë këtij viti, ai është i njëjtë me vitin e kaluar.
“Sa i përket buxhetit, kryeministri Musafa dhe ministri Hoti, kishin thënë në vitin e kaluar se nuk do të mund të bëjnë ndryshme në buxhetin, pasi që atë e kanë gjetur ashtu dhe se kishin premtuar se ai do të ndryshojë këtë vit. Por ne e shohim se ai nuk ka ndryshuar fare as në këtë vit”.
Ndërsa, dështimin e anëtarsimit të Kosovës në UNESCO e ka quajtur si dështimin më të madh të vitit.
“Ndërsa dështimi më i madh gjatë këtij viti është mos pranimi në UNESCO. Përkundër personalizimit të këtij procesi, ai sërish dështoi ta bëjë atë”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net.
Kreu i VV-së gjithashtu ka përmendur edhe projektet për energjetikë, që sipas tij, Mustafa ka qenë jo i sinqertë kur ka folur për to.
“Kryeministri Mustafa nuk ka qenë i sinqertë lidhur me çështjen e energjetikës. Përderisa në një takim gjatë verës me kancelaren gjermane Angela Merkel, kishte thënë se janë rënë dakord që koogjenerimi termocentralit Kosova A do të bëhet nga kompani gjermane, ai ndryshojë qëndrim dhe pas vizitës së John Kerry-it në Prishtinë tha se koogjenerimi i Kosova A do të zëvendësohet me ndërtimin e TC Kosova e Re”./lajmi.net
