Steinmeier: Ankaraja dhe Moska të vetëpërmbahen
Kreu i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje sot Rusisë dhe Turqisë të tregonin “vetëpërmbajtje” dhe “mirëkuptim”, pas goditjes së një avioni bombardues rus, që sipas Ankarasë u krye për shkak të shkeljes së paligjshme të hapësirës ajrore turke.
