Albright: Armiku ynë ISIS-i ka një plan
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright shprehu keqardhje për sulmet në Paris, ku mbetën të vrarë 129 persona të pafajshëm ndërsa u plagosën 200 të tjerë. Ajo u shpreh se Shteti Islamik kërkon që Perëndimi të mendojë se refugjatët janë armiqtë kryesorë.

Bota
“Armiqtë tanë kanë një plan. Ata duan që të ndajnë botën mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, dhe në mes mbrojtësit dhe sulmuesit e Islamit. Duke i bërë refugjatët sirianë armiq, ne jemi në duart e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi nevojë të sqarojmë se zgjedhja e vërtetë është ndërmjet atyre që mendojnë se është në rregull vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe atyre që mendojnë se kjo është e gabuar”.