5 gjërat që qeni juaj i bën kur provon t’iu thotë diçka
Disa pronarë të qenve i dinë pothuajse shumicën e gjërave që qentë e tyre dëshirojnë t’ua thonë përmes veprimeve që i bëjnë, por a jeni ju njëri prej tyre?
Fun
Duket qe qentë kanë një gjuhë të trupit, të cilën duhet ta mësoni. Kështu, këto janë 5 prej veprimeve më të zakonshme që qentë do t’i bëjnë kur dëshirojnë të thonë diçka:
1. Kontakti konstant me sy
Kjo varet se sa gjatë qeni ju shikon. Por, nëse shprehja e tij është normale dhe ju shikon drejt në sy, ai thjeshtë është duke e shfaqur dashurinë e tij për ju. Në fakt, një grup i hulumtuesve japonezë gjeti një lidhje mes kontaktit me sy dhe niveleve të rritura të oksitocinës, një hormon i cili ndikon në atë se si ne i shprehim ndjenjat.
2. Kur ju sjellë gjëra
Ju mund të mendoni se ai thjeshtë po luan me ju, sidomos nëse ju sjellë ndonjë lodër. Por, ajo çfarë qeni e bën në këtë rast është se po ju sjellë një dhuratë. Ai është një qen me shumë i mirë dhe i kujdesshëm, dhe thjeshtë mendon se ju do ta doni atë më shumë nëse ju sjellë gjëra, transmeton lajmi.net.
3. Nëse e ngrit njërën këmbë në ajër
Nëse qeni juaj e bën këtë përderisa është me kokë poshtë, ndoshta është koha që të largoheni nga rruga e tij. Kjo do të thotë se ai është gati të shkojë në gjueti dhe të hidhet në disa pre, zakonisht ndonjë pulë.
4. Nëse bën “lëmsh”
Nëse është trajnuar si këlysh për të mos bërë rrëmujë, nëse ai e bën këtë thjeshtë po tregon se është i mërzitur. Provoni t’i jepni atij më shumë ushtrime.
5. Nëse iu ulet në këmbë
Ka shumë arsye pse një qen mund ta bëjë këtë. Njëra nga arsyet është kur dëshiron ta mbrojë veten. Nëse nuk ndihet mirë dhe ka ankth, kjo është një mënyrë e tij për ta ngushëlluar veten duke qëndruar afër jush. Nëse qeni juaj është xheloz, kjo mund të jetë një lëvizje e tij për t’iu treguar qenve apo njerëzve të tjerë se ju jeni “i atij”. Nëse nuk është asnjëra nga këto, qeni juaj ndoshta thjeshtë pëlqen të qëndrojë afër jush. (lajmi.net)