Meditimi redukton dhimbjet emocionale

Shumë studime mbështesin përfitimet shëndetësore të meditimit.

Lifestyle

12/11/2015 18:05

Dr. Fadel Zeidan, një profesor asistent i neurobiologjisë dhe anatomisë në Qendrën Mjekësore “Wake Forest Baptist”, ka studiuar meditimin për rreth 15 vite.

Ai thotë se njerëzit të cilët meditojnë raportojnë përmirësime në shëndet dhe reduktim të dhimbjeve.

Kështu, ai studioi disa grupe të njerëzve të cilët meditonin dhe ua skanoi trurin me MRI përderisa disa përjetonin dhimbje emocionale.

Ai gjeti se njerëzit të cilët meditonin kishin reduktim më të madh të dhimbjeve se sa të tjerët. Ata që bënin një meditim më të thellë ua kaluan gjithë të tjerëve. Në këtë grup, intensiteti i dhimbjes ishte shkurtuar për 27%, përderisa dhimbja emocionale për 44%.

Zeidan thotë se njerëzit mund të përfitojnë shumë nga ndikimi i meditimit në dhimbje, dhe i sugjeron që ta praktikojnë këtë. (lajmi.net)