Matthaus: S’ka ekip më të mirë se Bayern për Guardiolan

Lothar Matthaus e ka paralajmëruar Pep Guardiolan se s'mund të gjejë ekip më të mirë se sa Bayern Munich.

Sport

02/11/2015 11:32

Matthaus ka thënë se asnjë ekip nuk është më i mirë për Guardiolan se Bayern Munich.

“Çfarë mund të ketë më mirë për të se sa Bayern Munich”, ka thënë ai.

“Të gjitha dëshirat i janë plotësuar dhe Guardiola kërkon akoma më tepër”, shtoi Matthaus.

“Bayern Munich kurrë s’kanë qenë më dominues se sa tani. Ka kohë që e kanë arritur një nivel të ri të kualitetit”.

Guardiola akoma nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Bayernin, ndërsa spekulimet e lidhin me një kalim në Premier Ligë.