Pastore e Marquinhos mungojnë ndaj Real Madridit
Skuadra e PSG-së ka marrë lajme të këqija para përballjes me Real Madridin të martën në Ligën e Kampionëve.

Sport
Javier Pastore dhe Marquinhos do të mungojnë për kampionin e Francës në këtë ndeshje, për shkak të lëndimeve.
Një lajm i mirë megjithatë për trajnerin e parisienëve, Laurent Blanc, është rikthimi i mbrojtësit David Luiz.
PSG i kanë shtatë pikë nga tre ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, po aq sa edhe Real Madridi.