Gjenden dy varre të ushtarëve osmanë

Janë gjetur varret ku mendohet se janë të varrosur dy ushtarë të Perandorisë Osmane.

Lajme

01/11/2015 20:11

Thuhet se ata u vranë në betejën e Lugut të Baranit, në vitin 1909, duke luftuar kundër kaçakëve.

Por, ndryshe pretendon Ali Krasniqi. Ai po thotë se aty janë të varrosur dy familjar të tij, që vdiqën në vitet 1951 e 1953, raporton Klan Kosova

Krasniqi thotë se këtë shenjë  të rrejshëm, e ka bërë një person me emrin Qazim Taraku, ndërsa shton se këtë e ka bërë me qëllim të degradimit të historisë.

Por, vet  Taraku thotë se nuk e kishte për qëllim ta shtrembëronte historinë.

Taraku ka ndërmarë edhe një iniciativë për ndërtimin e një lapidari për të përkujtuar luften e bërë më shumë se 100 vjet më parë këtu.