Rriten investimet e huaja direkte, për 6 muaj 163 milionë euro (Video)

Nga janari deri në korrik të këtij viti, në Kosovë ka pasur 163 milionë euro investime të huaja direkte. Nëse krahasohet më të njëjtën periudhë të vitit 2013, ka rritje prej 9%.

Lajme

01/11/2015 18:07

Kështu bënë të ditur Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA në një intervistë për lajmi.net.

Ai thotë investimet e huaja direkte janë kryesisht në industrinë e patundshmërisë, ndërtimit dhe shërbimeve financiare.

Bënë të ditur, se ata, në Kosovë kanë probleme me kohëzgjatjen e tepër të zgjidhjes së problemeve kontraktuale që do të mund të kishin dy komani në Kosovë.

Thotë se nuk ka ende ndonjë rast që investitori të ketë braktisur Kosovën në momentet e fundit.

Për lajmi.net ai tregon se Parku Industrial në Drenas do zgjerohet në anën tjetër të rrugës edhe me 100 hektarë të tjerë dhe se si kanë vendosur që mos të bëjnë më reklama në televizione ndërkombëtare me kosto të larta, por që kanë zgjedhur mënyrë tjetër për të promovuar Kosovën nëpër botë.

Siç shpjegon Mustafa, ata kanë zgjedhur një mënyrë më praktike dhe me kosto shumë më të ulët.

“Meqë 2014 ka qenë një vit politikisht problematik, bëra krahasime me vitin 2013, është një rritje prej 9% e investimeve të huaja direkte. Investime ka pasur kryesisht nga shtete perëndimore si Franca, Zvicra, Gjermani e Britania e Madhe, e ka pasur edhe nga Amerika. Si dhe nga vendet e rajonit Shqipëria dhe Sllovenia”, thotë ai.

“Nuk jemi  të vetëdijshëm për ndonjë rast që ka ikur nga Kosova në momentet e fundit, Kosova është vend demokratik me sistem ekonomik të tregut të lirë. Secili investitor i ndjek interesat e vet, e nuk do të ishte e çuditshme apo të habiteshim nëse një investitorë lëviz nga një vend në një tjetër”, thotë Mustafa.

Mustafa e përmend se bankat janë investitorët e huaj më të mëdhenj në Kosovë.

Pozita gjeografike dhe mosha e re e kosovarëve janë dy nga elementet kryesore e ai beson, se e zhvillimin e sektorit privat dhe me zhvillimin ekonomik ngadalë rritet edhe kostoja e kapital por edhe e fuqisë punëtore.

Sa i përket profesionistëve, ai thotë se nuk kanë ndodhur të mos gjenden tek në Kosovë, por kjo edhe rregullohet me Ligj, pasi u lejohet investitorëve që të sjellin punëtorë nga vendet që vijnë.

“KIESA përdor materiale elektronike apo fletushka promovime, kemi vendosur  mos të bëjmë reklama në mendime ndërkombëtare sepse po kanë një kosto të lartë, kemi vendosur të shkojmë nëpër shtete që i targetojmë që mendojmë se mund të sjellin investime në Kosovë. Dhe përmes ambasadave nëpër këto vende do organizojmë forume ekonomike apo investive t’i shpalosnim mundësitë dhe gjithçka që ka në Kosovë. Edhe kjo ka kosto por shumë shumë më pak sesa një reklamë në media ndërkombëtare që arrin koston mbi 1 milionë euro”, tha ai për lajmi.net.

Mustafa flet edhe për Zonat Ekonomike që janë tri në Kosovë, në Mitrovicë, Prizren dhe Gjakovë. Për këtë të fundit është një kontest pronësor me AKP-në dhe pritet të zgjidhet shpejtë dhe të licencohet si Zonë Ekonomike.

Ndërsa kur flet për Parqet e Bizneseve thotë se ai në Drenas shpejtë do të funksionalizohet e madje në rrugën përball do zgjerohet edhe me 100 hektarë të rinj.

“MTI-ja tanimë ka plane që edhe në anën tjetër të rrugës ku është parku aktual të zgjeroj edhe pjesë me 100 hektarë të ri, e që është edhe një investim i ri, i duhur në këtë drejtim”, tha ai.

Mustafa flet edhe për bilancin tregtar në vend, tregon se kemi 88% import dhe 12% eksport.

“Kosova ende nuk ka arritur të bëjë një promovim të brendit të Kosovës apo cilësisë dhe kualitetit të produkteve të Kosovës, por tashmë shihet se produktet e Kosovës kanë cilësi të duhur e pas pjesëmarrjeve në panaire kanë nënshkruar marrëveshje për të dërguar produktet e tyre në shtetet përkatëse”, thotë ai.

Kosova vazhdon që të eksportojë më së shumti materiale bazë, xehe, mbetje të xehetarisë e të ngjashme.

E në këtë Agjenci bënë pjesë edhe promovimi i turizmit. Mustafa pranon se ciceron shtetëror nuk ka, por me planet që kanë dhe punët që po bëjnë do bëjnë ciceron privat edhe shkëmbim i turistëve nga shtete e tjera.

“Brezovica është një projekt goxha i madh me investim gati gjysmë milioni euro investim kapital, është projekt gati në përfundim e sipër. Investimet atje do ndihmojnë edhe në zhvillimin e NVM-ve tjera që ofrojnë shërbime atje e që do ketë efekte dytësore e terciare në Kosovë, qoftë në turizëm eh edhe sektorë të tjerë”, tha ai.

Mustafa në fund, u shpreh i bindur se Brezovia do të jetë pjesë e të gjitha materialeve promovuese në Kosovë ngase është një nga projektet më të mëdha turistike./ lajmi.net

YouTube player