E gjen rastësisht vajzën identike si ajo – në Instagram (Foto)
Ngjashmëria mes këtyre dy vajzave që nuk njihen dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me njëra tjetrën është e pabesueshme.

Fun
Amanda Fisher dhe Meredith Pond nuk janë binjake, ato janë të panjohura. Një shoqe i tregoi Fisher për një fotografi të një vajze në Instagram që dukej identik si ajo.
Fisher më pas vendosi ta gjejë atë, por pasi dështoi të binte në kontakt në Instagram, ajo postoi fotografinë e saj me të në Imgur dhe kërkoi ndihmë nga përdoruesit e tjerë për ta gjetur ‘binjaken’ e saj.
Në postim, që është shikuar më shumë se 1 milion herë, Fisher thotë: “Shpresoj se ajo do ta sheh këtë dhe të befasohet po aq sa unë”.
Sidoqoftë, disa komentues në Imgur nuk u bindën se fotografitë shfaqnin dy persona të ndryshëm. Një përdorues tha: “Nuk besoj që kjo nuk je ti”. Një tjetër tha: “Flokët e njëjta. Nuk e besoj këtë. Më vjen keq”.
Por, një tjetër person ia doli që ta identifikojë ‘binjaken’ e Fisher si një 22 vjeçare të quajtur Meredith Pond nga Indiana, dhe ia tregoi profilin e saj në Facebook, transmeton lajmi.net.
Pasi ra në kontakt me Pond, Fisher postoi një shkrim në Imgur duke thënë: “Rashë në kontakt me të! Ajo më në fund më kontaktoi, faleminderit të gjithëve!”.
Fisher tha për Buzzfeed se ndryshimi më i dukshëm mes tyre ishte tek hunda. (lajmi.net)