De Biasi reagon për lënjen e Berishës rezervë te Lazio

Gianni De Biasi ka reaguar lidhur me lënjen rezervë të portierit të Kombëtares Etrit Berisha, te skuadra e Lazios.

Sport

01/11/2015 09:15

Sipas De Biasit, Berisha duhet të ketë më shumë hapësirë, çka do t’i ndihmonte Kombëtares por edhe vetë skuadrës së Lazios.

“Ai po rritet gjithmonë e më shumë, por i duhet që të qëndrojë nën hijen e Marketit, si portier i dytë. Mendoj se meriton më shumë hapësirë, çka do të na ndihmonte në Kombëtare, por edhe vetë Lacion. Ai është portier që ka reflekse dhe talent”, tha italiani.

Lazio luan sonte ndaj Milanit në derbi, ndërsa vështirë se Berisha mund të jetë titullar në këtë ndeshje.