Ngjarjet e Kuvendit në shtypin ditor

Ngjarjet e fundit në Kuvend, kanë bërë që i tërë populli i Kosovës t’i mbajë për kohë të gjatë sytë në televizion apo edhe në media tjera.

Lajme

24/10/2015 08:29

Bllokimin e seancës nga partitë opozitare si dhe mbajtja e saj në një sallë tjetër nga partitë në pushtet, janë parë si veprime jo të mira edhe nga shtypi ditor kosovar.

Të përditshmet e sotshme, në ballinat e tyre, pothuajse të gjitha janë tejet të ashpra me tituj.

Ajo që mbizotëron në shkrimet e të përditshmëve është se si veprimet e partive politike po e zhytin vendin në krizë, raporton lajmi.net.

E përditshmja “Zëri” në ballinë ka të shtypur titullin “TURP”, me një foto të partive opozitare që kanë hedhur gaz lotsjellës. E përditshmja tjetër “Koha Ditore” në shkrimin kryesor të ballinës shkruan “Politika po e zhyt vendin në krizë e kaos”.

Edhe të përditshmet tjera i kanë dhënë hapësirë kryesore ngjarjeve të fundit në Kuvend. Gjithashtu edhe mediat tjera nga rajoni e më gjerë.

Fotografi nga punimet e mbledhjes së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës

Albin Kurti duke sulmuar policinë në Kuvend